LSDM me akuza drejt Kryeministrit, rrjeti i Mickoskit në energjetikë

15.03.2026 19:24

LSDM përmes ekipit të tij antikorrupsion ka publikuar...

LSDM përmes ekipit të tij antikorrupsion ka publikuar, siç thonë, rrjetin e biznesit të Hristijan Mickoskit në sektorin e energjetikës.

Social-demokratët theksojnë  se rrjeti shtrihet nga kompani offshore, përmes partnerëve rajonalë të biznesit, deri te vendosja e njerëzve të afërt në pozita kyçe në institucionet shtetërore.

Sipas kësaj partie, bëhet fjalë për lidhje të drejtpërdrejta me biznesin e energjisë elektrike.

“Përmes Adamoviç, funksionar i SNS-së, partisë simotër të VMRO-së, arrijmë te kompania offshore nga Qipro, nga ku nis zbërthimi i këtij rrjeti bizneso-energjetik.Nga struktura offshore e Qipros është kompania “Altaria Research Limited”, e cila çon deri te “Rudnap Group”, një holding energjetik i biznesmenit serb Vojin Lazarević. Fokusi është biznesi me energjinë elektrike, ndërsa, siç do të zbulojmë, edhe biznese të tjera që lidhen në mënyrë indirekte me energjinë. Lidhja me qeverinë e Hristijan Mickoski është e drejtpërdrejtë. Këtu Mickoski ka edhe një person të tij, ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e cila lidhet drejtpërdrejt me ‘Rudnap Group’” – tha Jon Frçkovski nga LSDM.