Maqedoni

Shënohet përvjetori i tragjedisë në “Puls”

16.03.2026 09:09

Një vit më vonë, dhimbja ende mbetet e gjallë...

Një vit më vonë, dhimbja ende mbetet e gjallë. Një vit nga zjarri tragjik në diskotekën "Puls" në Koçan – një tragjedi që mori jetën e 63 të rinjve dhe la një boshllëk të pashlyeshëm në familjet, miqtë dhe në gjithë shtetin.
 
Qyteti që dikur ishte i mbushur me rini dhe muzikë, për një moment u shndërrua në simbol të dhimbjes dhe kujtimit. Sot, Koçani u ndal në heshtje – me qirinj, lot dhe kujtime për ata që u larguan shumë herët. Në shenjë respekti dhe kujtimi, familjarët, miqtë dhe qytetarët do të mblidhen për t’u bërë homazh jetëve të reja që nuk do të harrohen kurrë. Për kujtimet që mbeten. Për dhimbjen që nuk kalon dhe për premtimin se emrat e tyre do të jetojnë përgjithmonë.
 
Me një minutë heshtje, saktësisht në orën 02:32 – momenti që e ndryshoi përgjithmonë Koçanin – u bë nderim për viktimat e zjarrit. Para diskotekës “Puls” u vendosën zemra me emrat e jetëve të shuara para kohe, nën moton “Drita që mbetet.”
 
Në Parku i Revolucionit në Koçan janë vendosur 63 karrige të bardha – 63 jetë – si dhe një mural simbolik, një monument vizual për ëndrrat e papërfunduara, një mur kujtese. Në orën 10:00 do të mbahet edhe një lutje për të ndjerët.