Botë

Hormuzi në qendër të krizës globale, BE: Diskutohet operacioni “Mburoja”

16.03.2026 11:17

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot mundësinë e vendosjes së misionit “Shield” në Ngushticën e Hormuzit për të mbrojtur anijet...

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot mundësinë e vendosjes së misionit “Shield” në Ngushticën e Hormuzit për të mbrojtur anijet, tha shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
 
Kallas përmendi disa mundësi, përfshirë përdorimin e misionit Aspides, i cili aktualisht është i vendosur në Detin e Kuq. Por për ta bërë këtë, është e nevojshme të modifikohet mandati aktual i këtij misioni, i cili fillimisht u vendos për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve Huthi, aleatë të Iranit.
 
Presidenti Donald Tramp rriti presionin mbi aleatët e ShBA-së dhe Kinën gjatë fundjavës për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë dhe nga e cila varen ekonomitë aziatike dhe evropiane. 27 vendet mund të bien dakord më pas për “kritere” të përbashkëta, të pranueshme për ShBA-në, të cilat do t’u paraqiteshin iranianëve, shpjegoi një burim diplomatik.