Maqedoni

Evakuimi i shtetasve tanë nga Lindja e Mesme, të martën fluturimi në relacion Dubai - Shkup

16.03.2026 11:59

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka informuar shtetasit e RMV-së...

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka informuar shtetasit e RMV-së, të cilët për momentin ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të qytetarëve në relacionin Dubai – Shkup.
 
“Duke pasur parasysh se po finalizohen përgatitjet dhe hollësitë për realizimin e ri, të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim, nevojitet që në afatin më të shkurtër të mundshëm të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi.”, njoftojnë nga Ambasada.
 
Deri tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuim të qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, me të cilët janë transportuar gjithsej 458 udhëtarë.