Maqedoni
Grozdanov: Komuna do t’u qëndrojë pranë familjarëve
16.03.2026 13:43
Grozdanov thotë se komuna u ka qëndruar dhe vazhdon t’u qëndrojë pranë familjarëve të viktimave...

Kryetari i Komunës së Koçanit, Vllatko Grozdanov, thotë se komuna u ka qëndruar dhe vazhdon t’u qëndrojë pranë familjarëve të viktimave, duke u dalë në ndihmë në çdo mënyrë të mundshme. Sipas tij, komuna do të mbështesë çdo iniciativë që mund të ndihmojë sadopak në zbutjen e pasojave dhe dhimbjes së familjarëve. Një ndër iniciativat që ka përkrahur Komuna e Koçanit është edhe ndërtimi i një qendre memoriale, përkatësisht një park përkujtimor për të gjitha viktimat në Koçan. Grozdanovi shtoi se po punohet edhe për sigurimin e ndihmës mjekësore për trajtimin dhe shërimin e të mbijetuarve nga tragjedia.
“Ne si komunë i qëndrojmë plotësisht kësaj iniciative dhe e mbështesim atë. Çdo procedurë burokratike dhe teknike do ta përfundojmë sa më shpejt. Jo vetëm kaq, për çdo pjesë ku do të ketë nevojë, si komunë do t’u dalim në ndihmë familjarëve të viktimave. Fillimisht do të ndërtojmë një qendër memoriale ku do t’i përkujtojmë ata. Përveç kësaj, unë jam i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet. Po punoj maksimalisht i përkushtuar dhe po përpiqemi ta shfrytëzojmë maksimalisht pozitën time duke siguruar ekspertë të mirë mjekësorë dhe duke marrë konsultat e tyre për shërimin e plagëve. Jam në komunikim të vazhdueshëm me qendrat mjekësore në vend.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Koçanit, Vllatko Grozdanov.
REXHEP QAMILI
