Botë

Lindja e Mesme, lufta vazhdon, fati i Ngushticës së Hormuzit mbetet i pasigurt

16.03.2026 14:41

Rritet presioni i ShBA-së për të siguruar Ngushticën e Hormuzit...

Rritet presioni i ShBA-së për të siguruar Ngushticën e Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë thotë se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s, nëse aleatët nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në këtë rrugë ujore jetësore. Në të njëjtën kohë, Trampi po kërkon që Kina të deklarojë qëndrimin e saj mbi korridorin e transportit detar para se të takohet me presidentin Ksi këtë muaj.
 
“Kina merr diku rreth 90 për qind të naftës së tyre të përgjithshme përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mirë do të ishte që të kemi vende të tjera, të cilat do ta kontrollojnë atë me ne, dhe në këtë drejtim ne do të ndihmojmë dhe do të punojmë në këtë drejtim, sepse është e rëndësishme. Ne në realitet e kemi mposhtur Iranin, ekziston mundësi që ndonjë goditje edhe ta kthejnë, por ato janë të pakta.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
 
Por, Kina në këtë drejtim është e përmbajtur, ajo ka bërë thirrje për de-eskalim të situatës, me të vetmin qëllim që turbulencat rajonale të kenë ndikim në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë globale. 
 
“Përkrahim komunikim me të gjitha palët për situatën momentale dhe mbetemi të përkushtuar të promovojmë për de-eskalimin e situatës. Diplomacia e shefave të shteteve po luajnë në ndryshim të roleve udhëheqëse rreth marrëdhënieve mes Kinës dhe ShBA-së. Të dyja vendet po i mbajnë komunikimet e rregullta rreth vizitës së presidentit Tramp në Kinë.”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.
 
Situata në Lindjen e Mesme është temë e takimit të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian në Bruksel. 
 
“Largimi i sanksioneve për naftën ruse nga ana e ShBA-së është një presedan I rrezikshëm, me çka Rusia në këtë mënyrë do të fitojë më shumë mjete për ta vazhduar luftën. Ajo që po ndodhë në Lindjen e Mesme do të ketë efekt edhe mbi Ukrainën dhe partnerëve tjerë dhe tema kryesore do të jetë se si të mbetet i hapur Ngushtica e Hormuzit.”, tha shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
 
Ministri iranian për Punë të Jashtme ka pohuar se Teherani nuk ka kërkuar nga Uashingtoni të ndërpriten luftimet.
 
“Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të bisedojmë me amerikanët, sepse ne kemi biseduar me ato kur ato vendosën të na sulmojnë dhe kjo luftë është me dëshirën e presidentit amerikan Tramp dhe ne do të vazhdojmë të vetëmbrohemi.”,  u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi.
 
Ndërsa nga ana tjetër, ushtria izraelite vazhdon luftimet në Libanin jugor dhe kanë bërë të ditur se lufta në Iran do të vazhdojë së paku edhe për tre javë. Ndërsa Hezbollahu ka marrë përsipër sulmin që ndodhi në bazën e fluturimeve ajrore në Tel Aviv.
 
“Kemi një plan shumë të mirë të përgatitur dhe të organizuar, kemi edhe mijëra caqe në Iran dhe regjimi atje për çdo ditë po humb fuqinë, është jo stabil, dhe këtë po e fsheh nga qytetarët e saj.”, u shpreh zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, gjeneral Brigaderi Effy Defrin.
 
Aeroporti Ndërkombëtar në Dubai ka njoftuar se situata po shkon drejt normalizimit, edhe pse për një kohë ishin ndërprerë të gjitha fluturimet.
 
FITIM KRYEZIU