Botë
Zelenski: Putini nuk ka pasur qëllim ta ndalë luftën
16.03.2026 15:02
Zelenski i drejtoi një kritikë të ashpër liderit rus Vladimir Putin...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i drejtoi një kritikë të ashpër liderit rus Vladimir Putin, duke pretenduar se ai kurrë nuk ka pasur qëllim të sinqertë për ta ndalur luftën në Ukrainë. Sipas Zelenskit, Moska vetëm e ka “luajtur lojën” e negociatave, për shkak të frikës nga veprimet e presidentit amerikan Donald Tramp.
“Putini kurrë nuk deshi ta ndalë luftën. Ata kishin frikë nga veprimet e presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, dhe nga presioni i Amerikës. Prandaj e luajti këtë lojë, duke pretenduar se kërkonte negociata.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ai theksoi se pa presion të konsiderueshëm nga Uashingtoni, Putini nuk do të ulet në tryezën e negociatave, por do të vazhdojë me ultimatumet për tërheqjen e forcave ukrainase nga territori i tyre. Zelenski paralajmëroi se apetitet e Kremlinit nuk do të ndalen vetëm me kërkesat aktuale. Kërkoi nga Uashingtoni që të caktojë një datë për një takim trepalësh.
Në front luftimet vazhdojnë. Zelenski deklaroi se forcat mbrojtëse kanë penguar ofensivën e madhe ruse të planifikuar për këtë pranverë.
FITORE NAGAVCI
