Maqedoni
Tetovë, Kryqi i Kuq përkujton viktimat e Koçanit
16.03.2026 15:43
Duke lëshuar 63 tullumbace, vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Tetova dhe një grup qytetarësh në sheshin e qytetit sot i bënë homazhe 63 viktimave...

Duke lëshuar 63 tullumbace, vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Tetova dhe një grup qytetarësh në sheshin e qytetit sot i bënë homazhe 63 viktimave të zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan që ndodhi më 16 mars 2025.
"Sot, 63 vullnetarë të rinj të Kryqit të Kuq nga Tetova kanë ardhur për t'u bërë homazhe atyre që vdiqën në ngjarjen tragjike që ndodhi një vit më parë në diskotekën në Koçan. Me këtë veprim tonën, duke lëshuar këto 63 tullumbace, duam t'i mbështesim prindërit e të ndjerëve që të mos jenë vetëm dhe të mos harrohen. Iniciativa për përkujtimin e sotëm u iniciua nga vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq nga Tetova.", thonë nga Kryqi i Kuq i Tetovës.
