Vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”
17.03.2026 09:09
Në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën në Koçan...

Në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën në Koçan, me dëshmi të dëshmitarëve të Prokurorisë. Në seancën e fundit, një inspektor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim deklaroi se në objekt nuk kishte aparate kundër zjarrit, ndërsa dera anësore ishte e mbyllur me dry.
Një vit pas tragjedisë në Koçan, drejtësia kërkohet para Gjykatës Penale. Në bankën e të akuzuarve janë 35 persona, mes tyre pronari i Diskoteka Puls, vëllai i tij, inspektorë, si dhe ish dhe funksionarë aktualë, të gjithë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Në tri raste të tjera janë përfshirë edhe zyrtarë policorë.
