Maqedoni
Pjesë të disa komunave të Shkupit pa energji elektrike
17.03.2026 09:29
Sot pa energji elektrike do të mbeten pjesë të disa komunave të Shkupit...

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, sot pa energji elektrike do të mbeten pjesë të disa komunave të Shkupit.
Sipas informacioneve nga EVN Maqedoni, ndërprerje të rrymës do të ketë:
– nga ora 08:00 deri në 10:00, në një pjesë të rrugës 2 në fshatin Bulaçan (Komuna Gazi Babë);
– nga ora 08:30 deri në 15:30, në një pjesë të rrugës “Todor Çangov”, përkatësisht nënrrugët 35, 37 dhe 39 (Komuna Aerodrom);
– nga ora 09:00 deri në 15:00, në një pjesë të rrugës “Franc Rozman” (Komuna Karposh);
– nga ora 09:00 deri në 16:00, në fshatrat Pobozhje, Brodec, Brest, Tanushevci dhe Malinë (Komuna Çuçer-Sandevë).
