Maqedoni
Debat publik mbi Propozim-ligjin për Shërbimin e Prokurorisë Publike
17.03.2026 09:49
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet një debat publik për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike....

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet një debat publik për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Parashikohet një buxhet i pavarur, rregulla të rrepta disiplinore, ndalim i mbajtjes së lëndëve “në sirtar”, si dhe vlerësim i shpeshtë dhe i jashtëzakonshëm i punës së prokurorëve.
Për pozitën e Prokurorit Publik të Shtetit do të mund të konkurrojnë vetëm prokurorë publikë aktualë ose gjyqtarë penalë. Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) janë paraqitur vërejtje që pritet të përfshihen gjatë procedurës parlamentare.
Nga shumica qeverisëse, ndërkaq, theksohet se reformat janë të nevojshme për të parandaluar përdorimin e prokurorisë si mjet për përballje me kundërshtarët politikë.
Nesër, në seancë plenare, Nenad Saveski pritet të emërohet si Prokurori i ri Publik i Shtetit.
