Botë
Rezoluta shqiptare ndaj Iranit, PD bojkotoi seancën, por e miratoi në FB
17.03.2026 15:57
PD, e cila bojkotoi seancën gjatë miratimit të Rezolutës, e miratoi atë në Facebook....

Partia Demokratike, e cila bojkotoi seancën gjatë miratimit të Rezolutës, e miratoi atë në Facebook. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe Qeverinë e Iranit si një regjim diktatorial. Berisha e cilësoi këtë si një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.”.
Berisha gjithashtu dënoi sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, të cilat i konsideroi vende mike të Shqipërisë.
