Aeroporti i Shkupit, arrijnë 119 shtetas të RMV-së nga Lindja e Mesme

17.03.2026 21:54

Në aeroportin e Shkupit...

Në aeroportin e Shkupit arriti edhe një aeroplan me shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilpët kanë kërkuar evakuim nga Lindja e Mesme.

Aeroplani në aeroportin e Shkupit, arriti nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Me këtë aeroplan janë evakuuar 147 persona, prej të cilëve 119 shtetas të vendit dhe 28 të tjerë qytetarë të shteteve fqinje.

Ky është fluturim i i pestë i organizuar nga minsitria e punëve të jashtme për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga shtetet e Lindjes së Mesme, pas fillimit të konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.