Maqedoni
Parashikimi i motit
18.03.2026 08:54
Vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, në zonat më të larta borë...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, në male reshje të herëpashershme bore, ndërsa në disa zona më të larta reshje të përziera shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe juglindor.
Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkupi moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
