Maqedoni

Kuvendi sot zgjedh Prokurorin e ri Publik të Shtetit

18.03.2026 09:09

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbajë seancën e 94-të...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbajë seancën e 94-të, në rendin e ditës të së cilës është propozimi që Nenad Saveski të zgjidhet Prokuror i ri Publik i Shtetit.
 
Saveski, i cili aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, u nominua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 10 mars. Për të marrë funksionin, atij i nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve.
 
Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, pas një procedure në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.