Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa
18.03.2026 09:31
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa, njofton LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa, njofton LAMM. Reshje të dobëta bore, të cilat nuk qëndrojnë në rrugë, janë regjistruar në Kodrën e Diellit dhe Krushevë, si dhe në qafat malore Strazhë, Gjavato dhe Bukovë.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Hanet e Mavrovës – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
