Botë

Zelenski: Evropa të përgatitet për sulme me dronë

18.03.2026 11:02

Vendet evropiane duhet të përgatiten për sulme nga rrjete kriminale, grupe terroriste dhe sulmues të vetmuar...

Vendet evropiane duhet të përgatiten për sulme nga rrjete kriminale, grupe terroriste dhe sulmues të vetmuar, ndërsa teknologjia e dronëve po përparon, ka paralajmëruar presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Presidenti ukrainas ka thënë se nuk është më vetëm “një i çmendur i pasur si Putini” që mund të përballojë sulme masive, teksa ka prezantuar të martën teknologjinë më të fundit para deputetëve dhe anëtarëve të Dhomës së Lordëve në Britani.
 
Zelenski ka thënë se regjimet në Moskë dhe Teheran janë “vëllezër të udhëhequr nga urrejtja”, teksa Rusia përdor dronët Shahed të projektuar nga Irani, si dhe variante të veta, për të sulmuar infrastrukturën kritike në Ukrainë.
 
“Nuk bëhet fjalë vetëm për një shtet që nis sulme, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj goditjeje, përfshirë nga grupe terroriste dhe madje edhe sulmues të vetmuar që mund të kenë qasje në teknologji të tilla.”, ka deklaruar Zelenski.