Reali, PSG e Arsenal shkojnë tutje

18.03.2026 11:37

Real Madridi, PSG dhe Arsenali iu bashkuan Sportingut në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve....

Real Madridi, PSG dhe Arsenali iu bashkuan Sportingut në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Real Madrid ka eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke e nxjerrë jashtë garës për të tretin sezon radhazi. Ndeshja është vendosur edhe nga një moment kyç, kur Bernardo Silva është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Vinícius Junior ka qenë ndër më të dalluarit për skuadrën madrilene, duke shënuar dy gola në ndeshjen e mbyllur me rezultat 1-2. Skuadra angleze golin e vetëm e ka realizuar përmes norvegjezit Haaland.
 
Kampionët evropianë, PSG, treguan forcën e tyre kundër Chelseat në Stamford Bridge. Ata ia morën të gjitha shpresat “Bluve” në vetëm 14 minuta, kur Kvaratschelija dhe Barkola shënuan nga një gol secili.
Pas një ore lojë, Majulu vendosi rezultatin përfundimtar, 0:3.
 
Arsenali nuk shkëlqeu, por e mposhti lehtësisht Bayer Leverkusenin. Goli spektakolar i Eze në minutën e 36-të do të mbahet mend. Rice shënoi pikën e ndeshjes.