Maroku kampion pas 2 muajsh
18.03.2026 11:45
Dy muaj pas përfundimit të Kupës së Afrikës, Federata Afrikane e Futbollit (CAF) bëri publike një vendim të Gjykatës së Apelit...

Në Afrikë, në botën e futbollit, kemi dëgjuar dhe parë histori nga më të çuditshmet, por e fundit është me të vërtetë e pabesueshme. Dy muaj pas përfundimit të Kupës së Afrikës, Federata Afrikane e Futbollit (CAF) bëri publike një vendim të Gjykatës së Apelit, me këtë të fundit që i heq titullin Senegalit për t’ia akorduar Marokut.
Dy muaj pas finales që shkaktoi kaos dhe shumë debat, kurora e fituesit ndryshon pronar, tani kalon në Marok. Brahim Diaz me shokë shpërthyen në lot, por tani mbase kanë një arsye për të festuar pasi në letër janë ata fituesit e Kupës së Afrikës.
Menjëherë pas përfundimit të finales, FF e Marokut kishte apeluar në Komisionin e Disiplinës atë që prodhoi ajo sfidë, me këtë të fundit që e refuzoi, por Maroku nuk u dorëzua duke e dërguar çështjen në Apel. Kjo e fundit pasi shqyrtoi të gjithë detajet doli në përfundim se Senegali gaboi duke u tërhequr nga fusha për disa minuta, shkeli rregullat e FIFA-s, dhe në këtë mënyrë humbet ndeshjen 3-0 në tavolinë. Kjo mund të konsiderohet një fitore nga ana e Marokut, por çështja nuk pritet të përfundojë këtu pasi tani është radha e Senegal të apelojë këtë vendim, këtë herë duke e dërguar çështjen në CAS, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Në pritje të një vendimi final, e vetmja që e sigurt është se në Afrikë, në futboll, mund të ndodhë gjithçka.
