Futboll
Zyrtare: Milan shet 47 për qind të aksioneve
05.06.2015 19:11
Mr.Bee ka blerë 47 për qind të aksioneve të Milanit për 470 milionë euro...

Milan ka shitur 47 për qind të aksioneve të klubit tek Mr.Bee, për 470 milionë euro, raportojnë mediat italiane.
Nuk janë shumica, por pak më pak. Mr. Bee do të hyjë në klub, ai ka arritur marrëveshje me Silvio Berlusconin, pas një takimi të gjatë në Arcore.
Palët thuhet se kanë diskutuar edhe për mundësinë që Bee të ketë shumicën e aksioneve të Milanit brenda 24 muajve të ardhshëm.
