Botë
Sulm me raketa ndaj Izraelit, Irani hakmerret për vrasjen e zyrtarëve
18.03.2026 12:02
Irani ka nisur një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit në orët e para të mëngjesit...

Irani ka nisur një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit në orët e para të mëngjesit, duke e cilësuar si hakmarrje për vrasjen e dy drejtuesve të lartë iranianë.
Mbetjet nga raketat kanë goditur disa zona në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme në banesa dhe automjete. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat për çmontimin e bombave. Sipas autoriteteve, dy persona humbën jetën në Izraelin qendror nga copëzat e raketave, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në qytetin Bnei Brak.
Ushtria iraniane deklaroi se sulmet ishin “intensive” dhe pjesë e një operacioni të shpejtë ushtarak. Sipas Gardës Revolucionare Islamike, sulmet janë kryer në hakmarrje për vrasjen e Ali Larijani, i cili humbi jetën një ditë më parë në një sulm të atribuar Izraelit. Situata në rajon mbetet tejet e tensionuar, me rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
