Ekonomi

Rritja e çmimeve të naftës, bujqit kërkojnë autoritetet të ndërmarrin masa

18.03.2026 15:39

Bujqit në vend thonë se mund të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve bujqësore...

Situata në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të naftës paraqesin rrezik për rritjen edhe të çmimeve të ushqimeve. Bujqit në vend thonë se mund të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve bujqësore, pasi edhe plehrat artificiale dhe importet e tjera varen nga transporti dhe kompanitë transportuese.
 
“Kanë ndodhur turbulenca të mëdha të berzës së naftës. Të gjitha materialet e plehrave artificiale vijnë pikërisht nga ai rajon dhe presim rritje të madhe të çmimeve edhe në pakicë dhe si propozim tonin ne do e kishim dhënë që shteti gjegjësisht ministria të ndërmerr masa konkrete për një fond krize apo fond intervenues për tiu dal në ndihmë atyre për plehrat artificial.”, - deklaroi kryetari i Federatës së Fermerëve, Stefançe Jordanoski.
 
Tripunovski: Do të  intervenohet me kohë
 
Nga ana tjetër, autoritetet thonë se janë duke e ndjekur gjendjen dhe se do të intervenohet në kohë.
 
“Ajo që është e rëndësishme në çmimin e plehrave artificiale dhe i derivateve të naftës mund të them se si ministri e ndjekim situatën për çdo ditë dhe do të shohim se si do të rrjedhë, në qoftë se do të ketë nevojë, normal, se si ministri do të dalim me masa konkrete dhe propozime për sanimin e kësaj situate.”, - u shpreh ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.
 
Dy ditë më parë, Komisioni Rregullator për Energjetikë u bëri thirrje kompanive të naftës që t’i ulin çmimet me pakicë për 2 denarë për litër, duke iu referuar zbritjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë dhe furnizuesit kryesor “Okta”. 
 
ARMEND MURSELI