Ekonomi

Bytyqi: Çmimet e larta, qytetarët shkojnë në Kosovë për te blerë ilaçe

18.03.2026 15:44

Për shkak të çmimeve të larta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut shkojnë në Kosovë për të blerë ilaçe...

Për shkak të çmimeve të larta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut shkojnë në Kosovë për të blerë ilaçe, por edhe produkte të tjera, tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi në emisionin ZOOM në TVM2.
 
Ai theksoi se është e nevojshme marrja e masave urgjente kundër rritjes së çmimeve, në të kundërtën pasojat do ti vuajnë qytetarët. Ai tregoi se LSDM ka propozime konkrete përmes të cilave mund të zbutet rritja e çmimeve.
 
“TVSH-ja për produktet bazë në vend se të ngelet në 5% të shkon në 0%. në këtë mënyrë i ndihmojmë qytetarëve që automatikisht të zvogëlohet baza e mjeteve të cilat ata japin për produktet bazë, për produktet e energjisë dhe të derivateve nga 18 të shkon në 5%. Nëse zvogëloni nga 18 në 5% keni 13% nominal të zvogëluar nga çmimi i derivatit plus uljen e akcizës për 4 denarë, që i bie ke një ulje përafërsisht të 40%, kur ke rritje 30%. që nënkupton se nëse qeveria do i pranonte këto masa, qytetari sot nuk do të paguante naftë më të shtrenjtë”, theksoi Bytyqi.
 
Ai ngriti shqetësimin se nëse nuk veprohet me kohë, do të kemi rritje të çmimeve të produkteve të tjera, që do të ketë pasoja në “xhepin” e qytetarëve.
 
“Nëse i shihni projeksionet për muajin prill janë që edhe çmimi i natës, edhe çmimi i gazit do jenë goxha në nivele më të larta, që do të thotë se edhe Maqedonia nuk do të jenë imune. Ajo që unë druaj është që edhe çmimet e produkteve ushqimore do të kenë rritje”, theksoi Bytyqi.