Maqedoni

Mexhiti: Do ta ndihmojmë projektin e stadiumit në Haraçinë

18.03.2026 16:16

Kthehemi edhe me një informacion në vend....

Kthehemi edhe me një informacion në vend. Klubi Futbollistik Shkëndija e Haraçinës, i cili po dëshmohet mjaft i suksesshëm në ligën e dytë, me synime për t’u ngjitur në ligën e parë, vazhdon të përballet me mungesën e stadiumit. Por, në një iftar të përbashkët me kreun e Haraçinës, Daut Beqiri, njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka premtuar mbështetje që Haraçina të bëhet me stadium.