Maqedoni

Në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”

19.03.2026 09:02

Në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan,...

Në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën. Sot pritet që Prokuroria të dorëzojë një listë të propozuar të dëshmitarëve nga të cilët heq dorë.
 
Bëhet fjalë për rreth dhjetë persona për të cilët vlerësohet se dëshmitë e tyre do të përsëriteshin. Disa prej tyre ende nuk ndodhen në vend, pasi janë duke u trajtuar jashtë shtetit. Në seancën e kaluar dëshmoi kryetarja e Odës për sigurim privat Mileska-Stafanovska, e cila sqaroi se detyrë e personave që ofrojnë sigurim është të parandalojnë futjen e mjeteve të rrezikshme në objekt.
 
Dëshmoi edhe Maja Timovska nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila theksoi se diskotekat në vend kanë detyrim të hartojnë plan, vlerësim, rregullore dhe elaborat për mbrojtje dhe shpëtim.