Maqedoni

Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

19.03.2026 09:24

Sot në mëngjes në Kodra e Diellit janë matur katër gradë nën zero...

Sot në mëngjes në Kodra e Diellit janë matur katër gradë nën zero, ndërsa shtresa e borës arrin në 60 centimetra, njofton Administrata për Punë Hidrometeorologjike.
 
Në Krushevë është regjistruar një centimetër borë, ndërsa temperatura nën zero është evidentuar edhe në Llazaropolë dhe Hanet e Mavrovës.
 
Më ngrohtë këtë mëngjes është në Shtip, Veles, Shkup-Petrovec, Strumicë, Kavadar dhe Gjevgjeli, ku janë matur tetë gradë Celsius.