Maqedoni
Kuvendi sot zgjedh anëtar të Këshillit Gjyqësor dhe shqyrton ndryshime ligjore
19.03.2026 10:30
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbajë seancën e 94-të...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbajë seancën e 94-të, në rendin e ditës të së cilës kanë mbetur edhe tri pika: zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe ndryshimet në Ligjin për projektet strategjike infrastrukturore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka përcaktuar një listë propozimesh me dy kandidatë për anëtar të Këshillit Gjyqësor – Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike nga Vrapçishti, dhe Arber Isaku, jurist i diplomuar nga Tetova.
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor parashihet harmonizimi dhe rritja e pensioneve në përputhje me politikat e Qeverisë.
