Maqedoni

Katër komisione sot në Kuvend

19.03.2026 10:49

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca katër komisione...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca katër komisione – Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj, Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
 
Para anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është zhvillimi i intervistave me kandidatët e paraqitur sipas vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në konkurs janë paraqitur pesë kandidatë – Borçe Stojanovski, Milka Muratovska, Vladimir Klekovski, Marija Katralova Kitanov dhe Antonija Andonova Tasevska.
 
Në rend dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.
 
Në Komisionin për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (segmenti: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe autostrada Trebenishtë – Strugë – Qafasan) dhe Korridorit 10-d (segmenti: autostrada Prilep – Manastir), me procedurë të shkurtuar.
 
Në rend dite të dy seancave të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për projektet infrastrukturore strategjike, si dhe Propozim-ligji për Prokurorinë Publike, në lexim të dytë.