LPFM në TVM2, java e 24-t luhet në tre ditë

19.03.2026 11:04

Ndeshja e katërt e ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë, Struga TL- Shkëndija, ia lë vendin kampionatit vendor....

Ndeshja e katërt e ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë, Struga TL- Shkëndija, ia lë vendin kampionatit vendor. Java e 24-t e LPFM-së, që transmetohet në TVM, është programuar të luhet në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën.
Kjo javë do të hapet me sfidën mes Tikveshi – Brera, që do transmetohet në TVM2. Po këtë ditë do të luhet edhe Rabotniçki – Sileksi.
 
E shtuna është rezervuar për udhëtimin e kampionëve në fuqi Shkëndija, për në kryqendër ku do përballet me Makedonija Gj.P. Po ashtu edhe kjo ndeshje vjen në programin tonë. Po të shtunën luhet edhe ndeshja mes Arsimit dhe Vardarit. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen të dielën e që do ti ndiqni në TVM2. Në orën 12:00 zhvillohet  ndeshja Shkupi - Bashkimi në Kumanovë, kurse sfida mes Pelisterit dhe Struga T.L, luhet në Manastir me fillim në ora 14:30.