Supersfida e çerekfinales, Real Madrid-Bayern Munich

19.03.2026 11:06

Bayern Munich, Atletico Madrid, Liverpool dhe Barcelona janë katër klubet e fundit që kualifikohen për në çerekfinalet e garës elitare për klube...

Bayern Munich, Atletico Madrid, Liverpool dhe Barcelona janë katër klubet e fundit që kualifikohen për në çerekfinalet e garës elitare për klube. Me avancimin tutje vendoset edhe supersfida e çerekfinales mes Real Real Madridit dhe Bayern Munichut.
 
Reali të martën mbrëma e eliminoi Manchester Cityn. Barcelona në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Atletico Madridit. Ndeshja e parë luhet në “Camp Nou”. Liverpoolin në çerkefinale e pret punë e vështirë në muajin prill. Përballet me fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin. Ndeshjet  para të ¼ së finales në program janë me 7 dhe 8 prill.