NBA, L.A Lakers i gëzohet fitores së shtatë rresht

19.03.2026 11:09

Luka Donçiç me 40 dhe LeBron James me 30 pikë e udhëhoqën Los Angeles Lakers drejt fitores së shtatë radhazi...

Luka Donçiç me 40 dhe LeBron James me 30 pikë e udhëhoqën Los Angeles Lakers drejt fitores së shtatë radhazi, duke mposhtur Houston Rockets 124:116 në transfertë. Ishte fitorja e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit për Lakers, të cilët gjithashtu mposhtën të njëjtin kundërshtar të hënën. Me pesë ribaunde në ndeshje, James u bë gjithashtu lojtari i 23-të në historinë e NBA-së që tejkalon 12,000 ribaunde. Për Rockets, të cilët regjistruan humbjen e tretë në katër ndeshje, Alperen Şengün ishte më i miri me 27 pikë dhe dhjetë asistime.
 
Në ndeshjet e tjera - Atlanta serinë e saj në 11 fitore e ngriti pasi me 135:120 e mundi Dallasin. Basketbollistët e Memfisit me 125:118 e mundën sot Denverin dhe kështu I dhanë fund serisë prej 8 humbjeve rresht. Toronto në transfertë me 139:109 e mundi Çikagon dhe kjo ishte fitorja e tyre e tretë me radhë, ndërsa Nju Orleans, në terren të vend me 124:109 e mundi L.A Klipersin.