Maqedoni
Ulja e vdekshmërisë neonatale, Aliu: RMV kryeson listën sipas KB- së, RMV kryeson në uljen e vdekshmërisë neonatale
19.03.2026 11:37
Aliu tha se Maqedonia është ndër vendet më të mira në botë në uljen e vdekshmërisë neonatale për fëmijët nën pesë vjeç...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se Maqedonia është ndër vendet më të mira në botë në uljen e vdekshmërisë neonatale për fëmijët nën pesë vjeç, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara. Në më pak se një dekadë, vdekshmëria neonatale është ulur me 87 për qind, nga 8.1 në 1.1 vdekje për 1.000 lindje të gjalla dhe vdekshmëria tek fëmijët nën 5 vjeç është ulur me 75%, nga 11.1 në 2.8 për 1.000 lindje të gjalla.
"Në periudhën e fundit është evidentuar përparim i konsiderueshëm, ku shkalla e vdekshmërisë neonatale është ulur për 87 për qind, nga 8,1 në 1,1 për 1.000 lindje të gjalla, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç është ulur për 75 për qind, nga 11,1 në 2,8 për 1.000 lindje të gjalla. Rezultatet e arritura janë rezultat i reformave të vazhdueshme sistemore, koordinimit të forcuar institucional dhe partneritetit me organizatat relevante ndërkombëtare, si dhe i zbatimit të masave gjithëpërfshirëse për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.", theksoi ministri Aliu.
