Botë

Zgjerohet konfliktet në Lindjen e Mesme, Irani sulmon rafineritë në Gjirin Persik

19.03.2026 12:12

Irani ka nisur një raund të ri sulmesh ndaj rafinerive në shtetet e Gjirit Persik...

Irani ka nisur një raund të ri sulmesh ndaj rafinerive në shtetet e Gjirit Persik në orët e para të mëngjesit, në një përshkallëzim të situatës pas sulmit ajror të një dite më parë nga Izraeli ndaj objekteve të gazit natyror në fushën e Parsit Jugor. 
 
Sulme të ngjashme u raportuan edhe në Kuvajt, ku dronë goditën dy rafineri, duke shkaktuar zjarre. Korporata e Naftës së Kuvajtit bëri të ditur se një “zjarr i kufizuar” shpërtheu në rafinerinë Mina al-Ahmadi, pasi një dron goditi një njësi operative. Sipas autoriteteve, nuk ka pasur të lënduar dhe flakët janë vënë nën kontroll.
 
Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në reagimin diplomatik rajonal. Ministrat e jashtëm të një grupi prej 12 vendesh, përfshirë Katari, Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dënuan sulmet e Iranit dhe paralajmëruan për mundësinë e veprimeve ushtarake. Në deklaratën e përbashkët, këto vende i cilësojnë sulmet si “të qëllimshme” dhe të pajustifikueshme, duke theksuar se ato kanë shënjestruar infrastrukturë civile dhe zona të banuara. Ata nënvizuan gjithashtu të drejtën për vetëmbrojtje sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe i bënë thirrje Iranit të ndalojë menjëherë sulmet. Deklarata përfshin edhe një apel për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme globale për transportin e naftës.