Botë

Merkel paralajmëron program ambicioz për samitin G-7 në Munih

05.06.2015 20:42

Kancelareja gjermane Angela Merkel parashikon program ambicioz për mbledhjen e G7...

Kancelareja gjermane Angela Merkel parashikon program ambicioz për mbledhjen e G7 vendeve më të zhvilluara në botë që uikendin e ardhshëm do të mbahet në Munih, njofton Fena.
 
Samiti i fundit i këtij grupi në Gjermani është mbajtur në vitin 2007, kur tema kryesore ishte lufta kundër ndryshimeve klimatike.
 
Ndryshimet klimatike edhe më tej janë në maje të programit të Angela Merkelit, por në rend të ditës nga bisedimet këtë vit kancelarja ka qëllim të vendos edhe spektër të gjerë të temave, të cilat i përfshijnë terrorizmin, Ukrainën, krizat shëndetësore, si dhe epideminë nga ebola, rritjen globale ekonomike dhe marrëveshjet tregtare.
 
"Ato 24 orë sa do të jemi bashkë do t'i shfrytëzojmë për biseda shumë intensive për shumë çështje që kanë të bëjnë me botën", deklaroi Merkel para gazetarëve të huaj në Berlin.
 
Samiti i grupit të vendeve më të zhvilluara, që do të mbahet nga e dial deri në hënën, me moton "të mendohet paraprakisht, të veprohet së bashku", do t'i mbledhë liderët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe SHBA-së.
 
Nga grupi i vendeve më të zhvilluara në botë është përjashtuar Rusia, për shkak të implikimit në Ukrainë./mia