Maqedoni
Samiti i Partisë Popullore Evropiane, Mickoski: Zgjerimi i BE-së mbetet me rëndësi
19.03.2026 15:21
Çështjet kyçe për të ardhmen e kontinentit tonë, temë kryesore në samitin e Partisë Popullore Evropiane ne Bruksel....

Çështjet kyçe për të ardhmen e kontinentit tonë, temë kryesore në samitin e Partisë Popullore Evropiane ne Bruksel. Në njëjtën kohë, pjesëmarrësit, mes tyre edhe kryeministri dhe drejtuesi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kanë shkëmbyer ide, përvoja dhe vizione për vlerat e përbashkëta evropiane. Për Mickoskin samiti përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për thellimin e partneriteteve dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në proceset evropiane. Shprehet i bindur se takime të tilla kontribuojnë për një të ardhme më të mirë dhe një Evropë më të fuqishme.
“Ajo që për ne paraqet qëllim dhe interes të veçantë është biseda rreth zgjerimit të vetë Bashkimit Evropian, por edhe të gjitha ata reforma dhe të arritura të cilat në muajt e kaluar si VMRO, respektivisht si Qeveri i kemi bërë.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në qendër të bisedës ishin edhe perspektiva evropiane ekonomike, lufta në Ukrainë, në Iran, çështjet globale dhe kriza me energjetikë. Po ashtu vëmendje ka marrë edhe rritja e konkurrencës. Në pesëdhjetë vjetorin e formimit të Partisë Popullore Evropiane kanë marrë pjesë një numër i madh i liderëve evropiane, si Ursula von der Lejen, kryetare e Komisionit Evropian dhe Roberta Metsola, kryetare e Parlamentin Evropian. Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, Mickoski do ta shfrytëzojë qëndrimin atje për takime dypalëshe me anëtarë të qendrës së djathtë, respektivisht, familjes së Partisë Popullore Evropiane.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
