Botë
Stoltenberg: NATO nuk dëshiron përplasje me Rusinë
05.06.2015 21:17
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se Aleanca nuk dëshiron përplasje me Rusinë...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se Aleanca nuk dëshiron përplasje me Rusinë, por dëshiron të vendosë marrëdhënie më konstruktive me Moskën, transmetoi TASS.
"Në fakt ne synojmë drejt bashkëpunimit më konstruktiv", tha Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, megjithatë, shtoi se "bashkëpunimi duhet të ndërtohet në besim dhe në faktin se Rusia duhet t'i respektojë kufijtë e fqinjve të saj".
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dje porositi se Rusia nuk paraqet kanosje e drejtëpërdrejtë për vendet-anëtare të Aleancës.
Gjatë vizitës së vendlindjes Norvegjisë Stoltenberg theksoi se Rusia është e gatshme të përdorë forcë që t'i ndryshojë kufijtë në Evropë dhe si shembull i theksoi Krimenë, Ukrainën Lindore dhe Gjeorgjinë, transmetoi TASS.
"Tani shikojmë paparashikueshmëri më të madhe, pasiguri më të madhe, më shumë trazira... Por, besoj se nuk ka kurrfarë kërcënimi direkt nga Lindja kundër cilit do vend të NATO-s", tha Stoltenberg për radion shtetërore NRK.
Ish-kryeministri norvegjez ka shfaqur shpresë se marrëdhëniet mes Aleancës veriatlantike dhe Rusisë mund të përmirësohen.
"Qëllimi ynë është bashkëpunimi i mëtejshëm me Rusinë... Kjo është në interes të NATO-s dhe në interes të Rusisë", konkludoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
NATO dida herë e ka kritikuar Moskën për shkak të implikimit në përleshjen ukrainase dhe nga ajo ka kërkuar që në tërësi ta mbështesë marrëveshjen për armëpushim, ndërsa Rusia mohon se i shërben me ushtarë ose armë aktivitetet proruse në lindje të Ukrainës, transmetojnë mediat britanike./mia
