Maqedoni

Mesazhi i Bajramit i Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

19.03.2026 16:04

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Shaqir Fetai, uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit...

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Shaqir Fetai, uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e agjërimit, reflektimit mbi vlerat morale, paqes, solidaritetit dhe pajtimit. Ai inkurajon forcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore, duke u dëshiruar besimtarëve paqe, harmoni dhe lumturi.

“Sot përjetojmë një nga gëzimet më të mëdha të vitit – festën e madhe të Fitër Bajramit. Ky gëzim është thellësisht i ndërlidhur me Allahun Fuqiplotë, sepse me vetëdije të lartë dhe me besim të paluhatshëm e përcollëm muajin e shenjtë të Ramazanit. Agjëruam ditët e tij duke ngritur vetëdijen tonë për Zotin, për botën dhe për njeriun. Pastruam shpirtin dhe zemrat tona, forcuam bindjet tona mbi dijen, moralin, familjen dhe marrëdhëniet ndërfisnore e ndërnjerëzore. Gjatë gjithë muajit të Ramazanit dëshmuam urtësinë, maturinë, paqen dhe solidaritetin tonë të paluhatshëm.  Paqja që kultivuam gjatë Ramazanit dëshmoi se njerëzimi duhet të jetë i përkushtuar ndaj respektimit të vlerave njerëzore, duke shmangur vrasjet, luftërat, masakrat dhe gjenocidet. Le të jemi njerëz të paqes, të drejtësisë dhe të solidaritetit në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe kudo ku jetojmë.”, - u shpreh kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. HFZ. Shaqir Ef. Fetai.