Maqedoni

Shoqatat “Vizion M” dhe “Parimi” organizuan manifestimin “Kandilat e Bajramit”

19.03.2026 16:10

Me rastin e festës së Bajramit u organizua manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”....

Me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizion M” - Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Parimi”, organizuan manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”.  Me këtë rast autobusi panoramik me fëmijë u nis nga Xhamia “Mustafa Pashë” përmes rrugëve të Çairit deri në Sheshin “Skënderbeu”.
 
“Në mënyrë tradicionale, ne organizojmë manifestimin kulturor “Kandilat e Bajramit”, një manifestim tradicional që e kemi bërë tashmë e disa vite. Marshimi fillon me autobusin nga këtu ku jemi tani, nga “Mustafa Pasha”, pastaj do të vazhdojë rrugëve të Çairit, ku fëmijët do të paralajmërojmë Bajramin me këngë festive.”.
 
Ky aktivitet ka për qëllim të sjellë atmosferë festive dhe gëzim për fëmijët dhe qytetarët e Shkupit.
 
“Unë po kaloj shumë mirë. Besoj që do të kënaqemi, jam shumë krenare edhe më pëlqen shumë. Çdo vit vij këtu, kam qejf çdo vit të vij këtu.”, - tha një fëmijë.
 
“Jam e lumtur, e gëzuar. Ndjehem mirë që festojmë Bajramin.”, - u shpreh një fëmijë tjetër.
 
Pjesë e manifestimit ishte edhe programi për fëmijë dhe Ekspozita Stringël me bizhuteri dhe art te sheshi para Xhamisë “Murat Pashë” në Çarshi të Shkupit. 
 
ABIBE QAILI