Maqedoni
Komisioni për Sistem Politik diskutoi Ligjin për prokurorin publik
19.03.2026 16:16
Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik diskutuan mbi Ligjin për prokurorin publik...

Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik diskutuan mbi Ligjin për prokurorin publik, duke vënë theksin te e drejta për të aplikuar pa diskriminim për shkak të shtetësisë së dyfishtë. U theksua rëndësia e ruajtjes së besimit publik dhe shmangies së konflikteve të interesit, duke siguruar që kandidatët e kualifikuar të kenë mundësi të barabarta për të kontribuar në sistemin e drejtësisë.
“Këtu e drejta e dikujt për të konkurruar në vendin, prokurorin shtetëror publik ta kufizojmë me mospasje të shtetësisë nga vendi i huaj pa e shqyrtuar realisht konceptin, më falni, por për mua është e papranueshme dhe nuk përfshin të gjitha mundësitë e mundshme që pa vullnetin e tij është lindur në shtet tjetër, më pas ka ardhur këtu. Në bazë të shtetësisë së dyfishtë, ia mohojmë mundësinë për të aplikuar nën kushte të barabarta për një vend pune.”, - deklaroi anëtarja e Komisionit për Sistem Politik, Vesna Bendevska.
“Unë e ndaj vërejtjen, respektivisht shqetësimin me kolegen Bendevska në raport me daljen e të rinjve nga vendi ynë, dhe kurdo që të kthehen ata, pa marrë parasysh arsyet, unë atë e përshëndes, veçanërisht ata që kthehen të realizuar jashtë, pra janë shkolluar, të përparuar në karrierë dhe duan këtu të kontribuojnë, megjithatë dera e tyre është e hapur me heqjen dorë nga shtetësia.”, - theksoi anëtarja e Komisionit për Sistem Politik, Sllavjanka Petrovska.
“Për këtë arsye, natyra e funksionit kërkon që t’i iket jo vetëm konflikteve reale të interesit, por edhe dyshimeve në opinion për besimin e funksionit, prokuror publik dhe mbetemi në amendamentin tonë.”, - u shpreh anëtari i Komisionit për Sistem Politik, Sali Murat.
