BFI njofton orarin e faljes së Namazit të Fitër Bajramit
19.03.2026 23:54
Besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fitër Bajramin...

Besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fitër Bajramin. Me këtë rast, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.
Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 20 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:04, ndërkaq në ora 06.19 namazin e Fitër Bajramit.
Manifestimi do të mbahet në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, ndërsa si zakonisht, TVM2 do të bëjë transmetimin e drejtëpërdrejtë, duke sjellë këtë festë madhështore edhe në shtëpitë e juaja.
