Maqedoni
Besimtarët myslimanë në RMV festojnë Fitër Bajramin
20.03.2026 11:10
Besimtarët myslimanë sot në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin...

Besimtarët myslimanë sot në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme islame, e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhamia Mustafa Pasha, ku morën pjesë një numër i madh besimtarësh.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në mesazhin e tij me rastin e Fitër Bajramit theksoi se kjo festë përfaqëson një nga gëzimet më të mëdha shpirtërore të vitit. Sipas tij, Fitër Bajrami është një ditë pajtimi dhe afrimi, ku njerëzit duhet të hapin zemrat, të falin njëri-tjetrin dhe të forcojnë lidhjet familjare e shoqërore.
