Maqedoni
Fitër Bajrami, kreu shtetëror uron besimtarët mysliman
20.03.2026 11:19
Krerët institucionalë të RMV-së dhe partitë politike kanë përcjellë urimet e tyre me rastin e festës së Fitër Bajramit...

Kreu shtetëror ka uruar besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin e saj midis tjerash shkroi se kjo festë është më shumë se një traditë; është shprehje e besimit të thellë, spiritualitetit, mëshirës, harmonisë dhe dashurisë.
“Në një kohë kur njerëzimi përballet me konflikte, luftëra, kriza dhe ndryshime klimatike, dhe kur kemi nevojë për paqe e stabilitet, vetëm përmes unitetit dhe respektit mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe një atdhe të begatë. Le ta ruajmë këtë frymë gjatë gjithë vitit!”, theksohet në urimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova.
Kryeministri Hristijan Mickoski në media sociale theksoi rëndësinë e mirëkuptimit midis njerëzve.
“Në këto ditë të shenjta, kur përmbyllet muaji i agjërimit, durimit dhe përkushtimit shpirtëror, të kujtojmë vlerat e vërteta që na bashkojnë si njerëz: respektin, solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për tjetrin. Kjo festë na mëson se forca e një shoqërie matet me gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të treguar mirëkuptim.”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uroi besimtarët e fesë islame me dëshirën për shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie.
“Ditët e Bajramit t’iu sjellin paqe në familje dhe shpresë në zemra. Le të vazhdojmë të kultivojmë bashkëjetesën dhe tolerancën si themele të së ardhmes sonë të përbashkët. Gëzuar Ramazan Bajramin!”, theksohet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Liderët politik urojnë festën
Festën e kanë uruar edhe liderët politik. Koalicioni VLEN kanë uruar për mirëqënie shpritërore dhe sociale me përkushtimit se do të angazhohen për një të ardhme më të mirë.
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ka uruar për besimtarët për të mirën individuale dhe kolektive.
Urime për paqe në këto kohë të turbullta kanë uruar Arben Taravari dhe Zijadin Sela.
Myslimanët i kanë uruar edhe nga VMRO – DPMNE dhe kreu i LSDM-së Venko Filipçe me urimet për ndërtimin e një shteti të përbashkët duke respektuar vlerat e ndryshme fetare.
MERALE ISMAILI
