Maqedoni

Hahn porosit Zaevin: Respekto marrëveshjen e 2 qershorit, shihemi në Bruksel

05.06.2015 20:13

Eurokomisioneri Johanes Hahn,ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev...

Eurokomisioneri Johanes Hahn,ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, pas vendiimt të këtj të fundit gjatë ditës për të bojkotuar takimin në Bruksel.
 
“Komisioneri  konfirmoi se tërësisht dhe padyshim e mbështet vlerësimin e OSBE/ODIHR-së për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në IRJ të Maqedonisë në vitin 2014. Ai i përsëriti vërejtet e ODHIR-së se zgjedhjet janë zbatuar në mënyrë efikase, por se ka pasur një numër të madh problemesh serioze, posaçërisht lidhur me ndarjen joadekuate mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore, akuzat për kërcënimin e votueseve dhe qasjen e mediave në dobi të partive në pushtet, Komisioni Evropian, gjithashtu, rregullisht shpreh shqetësim lidhur me saktësinë e listave zgjedhore. Të gjithë këto çështje duhet të zgjidhjen urgjentisht në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODHIR-së dhe rekomandimet e Komisionit të Venecjes", thuhet në kumtesën e KE-së.
 
Në reagimin e Brukselit, qëndron edhe se Komisioni Evropian disa herë e përsëriti nevojën që të hetohen të gjitha keqpërdorimet potenciale të cilat dalin nga përgjimi, përfshirë edhe ato lidhur me mashtrimin zgjedhor.
 
"Komesari u bën thirrje të gjithë liderëve partiak t'i respektojnë obligimet e ndërmarra më 2 qershor për tejkalimin e krizës aktuale dhe t'i vazhdojë bisedat që të gjendet marrëveshje e shpejtë dhe e përhershme me të cilën duhet të zgjidhet brengosja legjitime lidhur me sundimin e së drejtës dhe të kthehet besimi i opinionit në institucionet e vendit. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit", thuhet në kumtesën e KE-së të përcjellë nga korrespodenti I MIA-s në Bruksel .
 
Në takimin e 10 qershorit në Bruksel do të marrin pjesë 4 liderët e partive më të mëdha në vend Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi për rrumbullakësimin e kornizës për zgjidhjen e kri zës politike në vend, që duhet të përfundojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2016.