Rajon
Fitër Bajrami në Shqipëri, sheshi i Tiranës vërshohet nga besimtarët
20.03.2026 13:31
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri festuan Fitër Bajramin...

Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri festuan Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe sheshet në të gjithë vendin u mbushën me besimtarë në orët e para të mëngjesit. Në kryeqytet, falja e namazit të Bajramit u krye në sheshin “Skënderbej”, ku u shpërndanë edhe mesazhe dashurie dhe solidariteti. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, solli në vëmendje luftrat që janë duke u zhvilluar aktualisht.
“Bota sot ka nevojë për më shum drejtësi, për më shum mirkuptim dhe për më shum paqe dhe vëllazëri njerëzore, dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut, nga familja, nga komuniteti ku ne jetojmë. Ajo ndërtohet me respekt, me dialog dhe me kujdes për njëri tjetrin. Ne si shoqëri kemi përgjegjësinë të kultivojmë këto vlera shum të rëndësishme, të patjetërsueshme në gjitha kohërat dhe vendet. Shqipëria jonë e dashur ka qenë gjithmonë një vend ku besimetfetare kanë jetuar në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Kjo është një pasuri e madhe shpirtërore dhe kombëtare që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë gjithmonë dhe të jemi vigjilentë për të.”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
MERALE ISMAILI
