Rajon

Fitër Bajrami në Kosovë, manifestimi qëndror në Xhaminë e Madhe

20.03.2026 13:45

Besimtarët myslimanë në Kosovë festuan Fitër Bajramin....

Besimtarët myslimanë në Kosovë festuan Fitër Bajramin. Në prishtinë manifestimi qëndror u mbajt në Xhaminë e Madhe. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava theksoi se Bajrami është ditë gëzimi, moment reflektimi për atë që besimtarët kanë arritur gjatë agjërimit. Ai gjithashtu drejtoi mesazhe për ndërtimin e një shoqërie më të shëndosh.
 
“Të dashur prindër, mos i lini fëmijët në mëshirën e kohës, mos i’a dorëzoni edukimin e tyre atyre që nuk njohin moral e as turp, as kufi. Mos lejoi që zemrat e tyre të mbeten larg dritës së kuranit, afrojeni me xhamitë që të njohin përulësinë dhe devotshmërinë, afrojeni me dijen që të dallojnë të vërtetën nga e kota sepse një shoqëri e shëndoshë ndërtohet me zemra të pastra, me moral të lartë, me edukatë dhe me dashuri për fenë dhe për atdheun.”, u shpreh kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava
 
Myftiu Tërnava, u bëri thirrje liderëve politikë për unitet, duke nënvizuar se interesat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të vihen gjithmonë në radhë të pare.
 
MERALE ISMAILI