Maqedoni

Diabetikët pa mjete për matje, mungesë glukomerësh dhe sensorësh në vend

20.03.2026 14:04

Mungesa e glukomerëve dhe mungesa e senzorëve janë disa nga problemet kryesore të personave të sëmurë me diabet....

Mungesa e glukomerëve dhe mungesa e senzorëve janë disa nga problemet kryesore të personave të sëmurë me diabet. Edhe pse këto persona duhet të matin nivelin e sheqerit në gjak 6-8 herë në ditë dhe mungesa e glukomerëve është shqetësuese. Sfidë tjetër, për personat e sëmur me diabet është edhe mënyra e ushqimit dhe balancimi i dietës. 
 
“Njerëzit me diabet lloji 1 në përditshmëri përballen me shumë sfida, kanë mungesë të barnave të  terapisë që duhet ta marrin çdo ditë, përballen edhe me sfidën e edukimit, ushqimit, balancimit të ushqimit dhe aktivitetit sportiv.”, u shpreh Ivana Karagjozova Trçkova, paciente.
 
“Këto dy javët e fundit nuk ka as lenta, as glukomerë, veçmë një muaj e gjysëm njerëzit nuk kanë me çfarë të matin sheqerin, për shkak se ministria ende nuk e ka organizuar distribuimin e tyre. Gjithashtu fillon të ulet numri i senzorëve, për shkak se tenderi i ri nuk është operacionalizuar. Nuk e dimë përse, nuk kemi informacione. Presim të lëshohen në përdorim senzorët e rinj.”, u shpreh kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve, Dime Velev.
 
Përveç terapisë që është e pashmangshme, gjithashtu me rëndësi është edhe dieta ushqimore, theksojnë mjekët. Doracaku ku diabetikëve qartazi do tu tregohet se çfarë ushqime të konsumojnë është një zgjidhje e duhur, vlerësojnë mjekët. 
 
“Përmbajtja e këtij doracaku është mirë e menduar në nëntë kapituj, përmes të cilave lexuesi në mënyrë logjike dhe graduale, zotëron principet e ushqimit të shëndetshëm. Ajo që është porosia kryesore e këtij doracaku është se ushqimi te personat me diabet nuk është e kufizuar, por mundësi dhe hap drejt vetive të shëndetshme dhe ushqimit të shëndetshëm.”, u shpreh Svetanka Vullkanovska Ilievska, mjeke në Klinikën e Edrokrinologjisë.
 
“Pyetjet të cilat i kanë në çdo hap, në çdo moment, dilemat të cilat i kanë në aspekt të asaj se si të kombinojnë ushqimin, çfarë është ushqim i shëndetshëm, janë të ngarkuar me termin e ushqimit për diabetikët e kështu me radhë. Ne edhe tani kemi ekipe të edukimit në qendrat tona të diabetit, megjithatë kuptuam se nevojitet mjet për punë.”, u shpreh Natasha Nadevska Minova, mjeke në spitalin 8 Shtatori.
 
Në vend ka të regjistruar 120 mijë pacientë me diabet, prej tyre 44 mijë pranojnë terapinë. 
 
ERSAN PAJAZITI