Maqedoni

Besimtarët myslimanë në Tetovë festojnë Fitër Bajramin

20.03.2026 14:44

Me faljen e namazit të Bajramit Besimtarët mysliman sot e festojnë edhe festën e Fitër Bajramit....

Me faljen e namazit të Bajramit Besimtarët mysliman sot e festojnë edhe festën e Fitër Bajramit. Temperaturat e ulëta nuk i pengun që në xhaminë e Larme në Tetovë besimtarët të falën, jashtë shkaku i fluksit të madh. Mesazhi i qytetarëve të anketuar ishte që në botë duhet të sundojë paqja dhe lumturia. Ndërsa dëshira e tyre ishte që të ndalohen luftërat dhe të zotoj paqja.
 
“Mesazhi jonë do ishte mesazhi paqes pasi që ky muaj është muaj i shenjtë, duhet të respektojmë dhe nderojmë dhe të mbi sundojë paqe mbi të gjithë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Mesazhi më i mirë i kësaj festë të madhe do të ishte që të gjithë njerëzit të mendojnë mirë të veprojnë mirë dhe të bëjnë punë sa më të mira dhe respekt për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë myslimanët.”, tha një qytetar.
 
“Mesazhi im do ishte uroj qetësi të ketë lumturi mos të ketë luftë dhe populli të jetë i kënaqur dhe të ketë edhe zhvillim ekonomik pak dhe të ekzistojmë.”, u shpreh një qytetar.
 
Imami i xhamisë së Larme, Emir Kasami thotë se besimtarët sot festojnë Bajramin pas një maratone një mujore duke agjëruar festojnë një ndër festat më të shenjta të besimtarëve myslimanë. Ai dha edhe një mesazh duke  u lutur të mbulon paqja dhe popujt që janë nënë sundim të jen të lirë.
 
“Natyrisht mesazhi im do ishte që të mbi sondojë paqja dhe popujt që janë në shtypje dhe që vuajnë nga padrejtësitë, zoti ua mundësoftë që sa më shpejtë të çlirohen nga padrejtësia dhe shtypja, dhe gjithë së bashku të arrimë sa më shumë Bajrame në paqe dhe gëzim.”, u shpreh Emir Kasami, imam i xhamisë.
 
Pas faljes në namazit të Bajramit besimtarët vizitojnë të afërmit e tyre për të uruar festën dhe njëkohësisht për tu parë dhe ndarë gëzimin bashke me ta. Festa e Fitër Bajramit festohet tre ditë. Edhe atë  në bazë të kalendarit hënor fillon me ditën e parë të muajt sheval.
 
VISAR SADIKI