Maqedoni

Zaev sërisht ndryshon mendje pas bisedës me Hahn, shkon në Bruksel

05.06.2015 22:10

LSDM-ja thotë se gjithsesi lideri i saj Zoran Zaev, mund të shkojë në Bruksel më 10 qershor.

Sipas një kumtese nga LSDM, Zaev ka ndryshuar mendje pas bisedës telefonike me eurokomisionerin Hahn . ky i fundit sipas LSDM-së, e ka bindur kreun e opozitës maqedonase se do të bisedohet për qeveri teknike. 
 
“Me rëndësi të veçantë është që Komisioni Evropian pohoi se me 10 qershor në Bruksel do të merret vendim për organizimin e një Qeverie e cila do t’i përgatitë zgjedhjet. Qëndrimet e tilla të eurokomesarit Han dhe Komisionit Evropian hapin mundësinë për mbajtjen e një takimi të paraparë për 10 qershor në Bruksel”, thuhet në njoftimin e LSDM-së