Maqedoni

Kallëzim penal për drejtorin e ISHB, dyshohet se mori 50 mijë euro ryshfet

20.03.2026 17:22

Prokuroria Publike në Shkup ka kërkuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit drejtorit të inspektoratit shtetëror të Bujqësisë...

Prokuroria Publike në Shkup ka kërkuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit drejtorit të inspektoratit shtetëror të Bujqësisë Vase Anakiev i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti” në shumën rreth 50.000 euro. Sipas tyre Informacionet në dispozicion të Prokurorisë dhe provat e ofruara deri më tani tregojnë se rrethanat justifikojnë propozimin e paraqitur nga Prokurori Publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.
 
“I dyshuari, në periudhën nga data 5 e këtij muaji deri dje, si person zyrtar - Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, kërkoi drejtpërdrejt përfitim të konsiderueshëm material për veten e tij me qëllim që të "kryejë një veprim zyrtar që duhet ta kishte kryer" duke ushtruar presion mbi personat zyrtarë që të mos miratojnë importin e mallrave për një person juridik, megjithëse të njëjtat ishin importuar shumë herë më parë.”, thonë nga Prokuroria Publike. 
 
Edhe nga MPB japin detaje rreth arrestimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakiev. Sipas tyre ai akuzohet sipas nenit 357 të Kodit Penal. 
 
“V.A., në cilësinë e tij si zyrtar, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, me qëllim që të përfitonte dobi pasurore të paligjshme nga pronari i një personi juridik që merrej me import, indirekt përmes një spedicioneri, kërkoi ryshfet në shumën prej 100.000 eurosh, me qëllim kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk duhej ta kryente.”, thonë nga MPB. 
 
FITIM KRYEZIU