Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21.03.2026 12:05

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell...

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, me vlera minimale që në disa vende do të zbresin në -4 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të variojnë nga rreth 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, dhe temperatura e ditës do të arrijë rreth 15 gradë.